image Prishtinë/ Polici kërcënohet me thikë, e nxjerr armën zyrtare për vetëmbrojtje

Siguri

Prishtinë/ Polici kërcënohet me thikë, e nxjerr armën zyrtare për vetëmbrojtje

news image

Një zyrtar policor dhe një person tjetër janë kërcënuar me thikë nga një i dyshuar, dje rreth orës 16:00 në rrugën “Mehmet Gradica” në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali brenda prokurorisë bëjnë të ditur se polici, i cili në atë moment ka qenë jashtë orarit të punës, e ka nxjerrë armën zyrtare për vetëmbrojtje.

Prokuroria ka nisur hetimet për zbardhjen e këtij rasti./Gazeta Sinjali/