image Prishtinë/ Organizohet marsh në mbështetje të Izraelit - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

107629

Të shëruar

105200

Të vdekur

2250

Prishtinë/ Organizohet marsh në mbështetje të Izraelit

news image

Qytetarët e Kosovës vazhdojnë të brengosen për tensionet mes Izraelit dhe Palestinës, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu, për ta shfaqur shqetësimin e tyre është planifikuar një marsh që ka për qëllim “mbështetjen e popullit hebre”.

Ky marsh i cili pritet të mbahet më 21 maj në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, sipas organizatorit, Arlind Imeri, është shenjë solidarizimi me popullin hebre, pas sulmeve me të cilat po përballet tash e disa ditë.

“Ky marsh organizohet në shenjë solidarizimi me popullin Hebre pas sulmeve me të cilat po përballet tash e disa ditë ky shtet mik i Kosovës. Shteti i Izraelit ishte pranë nesh kur ne kishim nevojë për strehim gjatë luftës së Kosovës. Andaj, të solidarizohemi me popullin e Izraelit në këto ditë të vështira, është më e pakta që mund të bëjmë”, thuhet në përshkrimin e këtij organizimi.

Deri tani, për interesim për këtë organizim kanë shprehur 13 persona, gjashtë prej të cilëve kanë thënë se do të shkojnë.

Këtë javë në Prishtinë u organizua një marsh në mbështetje të popullit palestinez./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin