image Prishtinë/ Një person ia vjedh çantën dhe telefonin një vajzës në mes të marketit

Siguri

Prishtinë/ Një person ia vjedh çantën dhe telefonin një vajzës në mes të marketit

news image

Janë bërë ‘trend’ rastet kur persona të ndryshëm kryejnë vjedhje në pikë të ditës. Një vjedhje tjetër ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Siç mëson Sinjali nga burimet e veta, kjo vjedhje ka ndodhur në marketin “Viva Fresh Store” në rrugën “UÇK” në Prishtinë.

Sipas të njëjtave burimeve, një person i dyshuar ia ka vjedhur çantën një vajze dhe një telefon mobil.

Sinjali mëson se pasi e ka kryer vjedhjen, i dyshuari është larguar nga vendngjarja.

Në lidhje me rastin është njoftuar Policia e Kosovës dhe është hapur rasti “vjedhje”.

/GazetaSinjali/