image Prishtinë: Nën kërcënimin e thikës i kërkon gruas ta kontaktojë një person për t'i kryer një shërbim

Siguri

Prishtinë: Nën kërcënimin e thikës i kërkon gruas ta kontaktojë një person për t’i kryer një shërbim

news image

Më 26 prill, Policia ka arrestuar në rrugën “Faruk Begolli “ në Prishtinë, një person të dyshuar për dhunë në familje.

Siç mëson Gazeta Sinjali, një burrë në kërcënimin e thikës i ka kërkuar bashkëshortes së tij që përmes telefonit ta kontaktojë një person tjetër, për t’i kryer një shërbim.

Lidhur me këtë rast, Sinjali merr vesh se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

/GazetaSinjali/