image Prishtinë: Kabllot elektrike thuajse për toke, mund t’i prekësh me një ngritje dore

Kosovë

Prishtinë: Kabllot elektrike thuajse për toke, mund t’i prekësh me një ngritje dore

news image

Problemi me kabllot elektrike në kryeqytet vazhdon të mbetet shqetësues për banorët, njofton Gazeta Sinjali.

Një banore e Lagjes së Muhaxherëve ka publikuar disa imazhe në grupin “Network Prishtina”, teksa thotë se kabllot janë tejet të ulëta saqë me një ngritje dore mund t’i prekësh.

Ky është postimi i saj pa ndërhyrje:

Një ndër problemet më të mëdha në Lagjet e Prishtinës janë kabllot, edhe në Lagjen e Muhaxherëve saktësisht në rrugën “Bedri Shala” kemi këtë pamje të kabllove. Nuk e di a është interesu ndokush prej Komunës ndonjëherë për këtë problem, rreziku që na kanoset neve si qytetar është tejet i lartë, ndërsa kabllot janë tejet të ulëta sa që me një ngritje dore arrijmë ti prekim.
Siç duket kemi mbetë pa zot shtëpije! /Gazeta Sinjali/

Image may contain: sky and outdoor
Image may contain: sky, tree, plant, cloud and outdoor
Image may contain: sky, shoes and outdoor