image Prishtinë: I shkon te vetura me armë zjarri dhe prezantohet si polic

Siguri

Prishtinë: I shkon te vetura me armë zjarri dhe prezantohet si polic

news image

Një person në Prishtinë është arrestuar për armëmbajtje pa leje dhe prezantim i rremë, raporton Gazeta Sinjali.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se një person është ankuar në polici se derisa ishte në veturë i parkuar te rrethi i “Flamurit”, aty i ishte afruar një person i panjohur me një veturë me targa vendore dhe ia kishte ekspozuar një armë të shkurt dhe se ishte prezantuar si person zyrtar.

Në raport të PK-së thuhet se është bërë verifikimi i personit të dyshuar, i cili ende nuk është takuar nga njësitë policore.

Gjithashtu është bërë e ditur se është inicuar lënda në lidhje me këtë rast dhe se janë duke vazhduar hetimet.

/Gazeta Sinjali/