image Prishtinasja Herta Rudit, pjesë e filmave amerikanë

Film

Rrugëtimi/ Prishtinasja Herta Rudit, pjesë e filmave amerikanë

news image

Herta Rudi, një vajzë e cila është lindur dhe rritur në Prishtinë, e tashmë që dy vite jeton dhe vepron në SHBA, së fundi ka qenë pjesë e një filmi me metrazh të shkurtër, të realizuar në Amerikë.

Herta e ka filluar karrierën e modelimit për brendin e njohur të grimit “Make Up Forever”, duke i krijuar vetës kështu një rrugë drejt njohjeve të reja të botës së kinematografisë amerikane, për tu bërë më pas pjesë e kastit të filmit të metrazhit të shkurtër “Break and Run”.

“Kur kam aplikuar për të qenë pjesë e këtij filmi, nuk kam menduar se do ta fitoj rolin, pasiqë konkurrenca ka qenë shumë e madhe”, është shprehur Rudi.

Herta Rudi beson se kontrata me këtë produksion, pritet t’i hapë edhe shumë dyer tjera për projekte të reja në kinematografinë amerikane.

Filmi tashmë është shfaqur në Anthology Film Archives, premiera e së cilit është mbajtur më 1 tetor.

“Break and Run” është një komedi e cila trajton një temë delikate: Si të dalësh fitues edhe kur humbet. Skenarin dhe regjinë e filmit e ka bërë Brendan Gallogly ndërsa është nën produksionin e ”Potter Production”

“Nuk ka qenë edhe shumë e vështirë për të deportuar në tregun e filmit amerikan. Amerika është vend i mundësive dhe une kam pasur fat”, ka deklaruar Rudi.

Ky nuk është filmi i vetëm në të cilin aktorja e re nga Prishtina ka marrë pjesë. Rudi ka luajtur edhe në një film të titulluar “Invisible Man”, film ky që pritet të dalë në dhjetor të 2020-ës.