image Prishtinasi bën nënën për spital, prangoset nga policia

Siguri

Prishtinasi bën nënën për spital, prangoset nga policia

news image

Një person ka përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, raporton Gazeta Sinjali.

Siç bëhet e ditur, i dyshuari ka sulmuar fizikisht nënën e tij, e cila si pasojë e lëndimeve të marra ka pranuar tretman mjekësor.

I dyshuari për këtë vepër me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ngjarja ka ndodhur pas mesnatës të së enjtes rreth orës 01:30, në Prishtinë./GazetaSinjali/