image Prishtina në karantinë, komuna dezinfekton edhe sot rrugët

Kosovë

Pandemia/ Prishtina në karantinë, komuna dezinfekton edhe sot rrugët

news image

Komuna e Prishtinës është duke e vazhduar masën e pastrimit dhe dezinfektimit të rrugëve të kryeqytetit, shkruan Gazeta Sinjali.

Këtë e ka bërë të ditur vetë kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook, ku ka postuar fotografitë nga vendi i ngjarjes.

Kujtojmë që Prishtina nga sot është futur në karantinë, me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë, pas konfirmimit të 20 rasteve të reja me koronavirus në këtë komunë.

Deri tani, në Kosovë janë konfirmuar 283 raste pozitive me koronavirus, prej të cilëve 47 vijnë nga Komuna e Prishtinës./Gazeta Sinjali/