image "Prindërit nuk e dinin gjuhën angeleze dhe nuk kishin para", Ava Max rrëfen vuajtjet e familjes

Bota e Yjeve

“Prindërit nuk e dinin gjuhën angeleze dhe nuk kishin para”, Ava Max rrëfen vuajtjet e familjes

news image

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ava Max, ka treguar për historinë dhe origjinën e familjes së saj.

Përmes një interviste në programin ‘Dita e re’, Ava Max, ka folur shqip duke treguar se ka lindur në SHBA, mirëpo babain e ka me origjinë nga Qeparo, ndërsa nënën nga Saranda.

Tutje, artistja ka theksuar se dëshironte të vinte në Shqipëri, por pandemia ia kishte prishur planet.

“Dua shumë të shkoj në Shqipëri, kam shumë familjarë atje që më presin. Me të gjithë gjyshërit e mi kam pasur një lidhje shumë të fortë. Gjyshja që jetonte me mua, ndërroi jetë në 2011, ajo ishte nga Qeparoi. Unë u mërzita kur ajo ndërroi jetë. Kur prindërit e mi erdhën në Amerikë nuk dinin gjuhë, nuk kishin para dhe vërtet mundoheshin të na siguronin jetesën.  Kështu që unë kaloja vërtetë shumë kohë me gjyshen time”, u shpreh ndër të tjera Ava Max. /Gazeta Sinjali/