Myrto Uzuni ka dhënë konferencën e tij të parë si lojtari i Granadës.
Sulmuesi shqiptar madje u aktivizua titullar në ndeshjen ndaj Real Madrid duke zhvilluar një ndeshje mjaft të mirë.
“Dua ti falënderoj ata që gjenden këtu sot. Dua të falënderoj trajnerin që besoi tek unë dhe më solli këtu. Jam gati të nis këtë aventurë të re. Sa për Granadën historia flet vetë. La Liga është një ndër kampionatet më të forta në botë. E njihja që nga sezoni i kaluar kur ky klub u ndesh me skuadrën e Teutës në Europa Ligë. Gjithashtu këtu ka luajtur dhe miku im Rei Manaj kështu që di shumë për këtë klub.”
“Për mua ishte një ëndërr e bërë realitet. Ishte një ndeshje e vështirë ajo që luajtëm në “Santiago Bernabeu. Ne kemi lojtarë të mirë. Unë mendoj se duke luajtur së bashku si një grup atëherë dhe rezultatet do të vijnë. Unë dua të shënoj gola, por në atë moment nuk kisha shumë mundësi, por besoj se në ndeshjet e tjera do ja dal”, deklaroi Uzuni.