image Ancelotti: Ndeshja e fundit ndikoi te paraqitja jonë, Hazard ia doli mirë, Benzema i gatshëm për javën tjetër

Futboll

Ancelotti: Ndeshja e fundit ndikoi te paraqitja jonë, Hazard ia doli mirë, Benzema i gatshëm për javën tjetër

news image

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti është deklaruar pas fitores së vështirë në shtëpi ndaj Granadas.

“Los Blancos” triumfuan me rezultat minimal 1 – 0, falë golit të sulmuesi Marco Asensio që shënoi nga distanca.

Pas ndeshjes, Ancelotti lavdëroi spanjollin, derisa theksoi se ndeshja e fundit (ndaj Bilbaos) iu ndikoi në paraqitje.

“Asensio është duke bërë mirë që nga fillimi i sezonit. Nuk jemi në momentet më të mira, por ishin tre pikë të rëndësishme”.

“Ndeshja e të enjtes së kaluar ndikoi në paraqitjen e sotme. Hazard është i rëndësishme, ia doli mirë sot”.

Tutje, tekniku italian dha lajmin e mirë për tifozët e madrilenëve, duke konfirmuar se Karim Benzema do jetë gati për ndeshjen e radhës.

“Mendoj që Benzema do jetë gati për ndeshjen e radhës”.

Real Madrid në takimin e radhës do përballet me Villarreal, para takimit të vështirë në udhëtim te PSG. /Gazeta Sinjali Sporti/