image Real Madrid minimalisht fiton ndaj Granadas, ec sigurt drejt titullit

Futboll

Real Madrid minimalisht fiton ndaj Granadas, ec sigurt drejt titullit

news image

Real Madrid e priti Granadan në kuadër të xhiros së 23-të në La Liga, shkruan Sinjali Sport.

Los Blancos si nikoqir të Granadas në “Santiago Bernabeu”, triumfuan me rezultat minimal 1-0.

Marco Asensio ishte heroi i vendasve, me golin e minutës së 74-të, që ia solli tre pikë të rëndësishme.

Mbretërit në këtë takim ishin pa gjashtë lojtarë të rëndësishëm si: Karim Benzema, Casemiro, Vinicius Jr, Ferland Mendy, Lucas Vazquez dhe Mariano Diaz.

Te mysafirët nga fillim u paraqit Myrto Uzuni, duke debutuar ndaj gjigantit spanjoll dhe duke luajtur 80 minuta.

Reali kryeson në La Liga me 53 pikë, kurse mysafirët me 24 pikë gjenden në vendin e 16-të.   /Gazeta Sinjali Sporti/