image Myrto Uzuni starton ndaj Cadizit, e kërkon golin e parë në Laligë

Futboll

Myrto Uzuni starton ndaj Cadizit, e kërkon golin e parë në Laligë

news image

Myrto Uzuni do ta nis ndeshjen e xhiros së 26-të në La Liga nga fillimi, raporton Sinjali Sport.

Granada e pret Cadizin në ndeshjen përmbyllëse të kësaj jave, me fillim nga ora 21:00.

Dy skuadrat nga fundi i tabelës përballen në ndeshjen e vlefshme për mbijetesë.

Vendasit me 24 pikë gjenden në vendin e 17-të, kurse mysafirët me 20 pikë janë në pozitën e 19-të.

Uzuni paraqitet edhe sot nga minuta e parë, ku e kërkon golin e parë me fanellën e Granadas.

Formacionet zyrtare janë këto:

Granada: Maximiano; Puertas, Duarte, Torrente, Germán, Neva; Collado, Isma Ruiz, Luis Milla; Uzuni, Luis Suárez.

Cádiz: Ledesma; Akapo, Luis Hernández, Fali, Chust, Arzamendia; Alarcón, Alcaraz; Lozano, Lucas Pérez, Negredo /GazetaSinjaliSporti/