image Myrto Uzuni prezantohet te Granada

Futboll

Myrto Uzuni prezantohet te Granada

news image

Mbrëmë, skuadra spanjolle Granada bëri zyrtare marrëveshjen me gjigandin hungarez Ferencvaros për transferimin e sulmuesit anësorë shqiptar Myrto Uzuni.

Sulmuesi shqiptar i bashkohet menjëherë Granadas, me të cilën pritet që sot të zhvillojë seancën e parë stërvitore.

Po ashtu, Granada e prezantoi Uzunin në fanellën e saj, ku edhe i ka kushtuar një postim për të njoftuar tifozët spanjoll për të arriturat e Uzunit.

“25 vjeçari sulmues, i lindur në Berat të Shqipërisë më 31 maj të vitit 1995, luan në pozitën e anësorit të sulmit, ku ka regjistruar plot 77 gola dhe 34 asistime në 216 ndeshje deri tani në karrierën e tij.

Me eksperiencë në nivele të larta të futbollit evropian, si Liga e Kampionëve, Liga e Evropës dhe në Hungari me Ferencvarosin, Uzuni ka treguar paraqitje të mira kundër skuadrave si Barcelona, Juventusi dhe Dinamo Kiev.

Sulmuesi shqiptar është pjesë e Kombëtares së Shqipërisë, ku deri tani ka bërë 22 ndeshje me shtetin e tij, ndërsa debutimin e tij me kombëtaren e bëri në vitin 2018/19 në Ligën e Kombeve”, shkruante në postimin e Granadas.

Në këtë sezon, Uzuni ka arritur të bëjë 31 paraqitje për skuadrën e Ferencvarosit, duke regjistruar plot 21 gola dhe tetë asistime mbi emrin e tij. /Gazeta Sinjali Sporti/