image La Liga: Dy gjigantët madrilen në program sot me ndeshjet përkatëse/ Uzuni me Granadan sfidojnë Villarrealin

Futboll

La Liga: Dy gjigantët madrilen në program sot me ndeshjet përkatëse/ Uzuni me Granadan sfidojnë Villarrealin

news image

La Liga në këtë vikend ka në program ndeshjet e xhiros së 25-të, raporton Sinjali Sport.

Katër takime interesante zhvillohen sot (e shtune) në elitën e futbollit spanjoll.

Real Madridi është nikoqir i Alavesit në këtë fundjavë në arenën madhështore “Santiago Bernabeu”.

Los Blancos në këtë ndeshje vijnë pas dy ndeshjeve mjaft të dobëta, njëra javën e kaluar në La Ligë, ku barazuan me Villarrealit, ndërsa tjetra ishte disfatë kundër PSG në 1/8-ën e Ligës së Kampionëve, ku bërën një performance skandaloze.

Sidoqoftë, mbretërit vazhdojnë të kryesojnë në elitën spanjolle me 54 pikë, përderisa mysafirët me 20 pikë gjenden në vendin e 18-të.

Rivali lokal i Realit, Atletico nuk është ajo e vitit të kaluar, pas rezultateve të dobëta këtë edicion, e sidomos ajo e fundit nga Levante e cila  e arriti vetëm fitoren e dytë në këtë edicion.

Los Colchoneros janë mysafirë të Osasunas në këtë xhiro.

Atletico Madrid gjendet në vendin e pestë me 39 pikë të grumbulluara, kurse vendasit me 32 pikë gjenden në pozitën e nëntë.

Duel interesant tjetër është ai ndërmjet Granadas dhe Villarrealit.

Skuadra ku u transferua, Myrto Uzuni në këtë afat kalimtar të janarit e pret nëndetësen e verdhë në stadiumin “Nuevo Los Cármenes”.

Orari i ndeshjeve të sotme:

/Gazeta Sinjali Sporti/