image ZYRTARE: Pas Muriqit edhe Myrto Uzuni transferohet në La Liga

Futboll

ZYRTARE: Pas Muriqit edhe Myrto Uzuni transferohet në La Liga

news image

Myrto Uzuni ka arritur që të kompletojë transferimin në elitën spanjolle, transmeton Sinjali Sport.

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë ka kompletuar kalimin te skuadra e Granadas.

Së pari skuadra e Ferencvarosit njoftoi për largimin e tij, duke e falënderuar për gjithçka.

E më pas edhe klubi nga La Liga njoftoi për nënshkrimin me reprezentuesin shqiptar.

Uzuni u transferua te Ferencvarosi në vitin 2020 nga Lokomotiva, duke u bërë një nga futbollistët më të mirë në ligën hungareze.

Kujtojmë se 26 vjeçari karrierën e ka nisur në Superiorën Shqipare, duke luajtur për Tomorin, Apoloninë dhe Laçin.

Ndryshe, sot edhe Vedat Muriqi e kompletoi transferimin në La Liga, te skuadra e Mallorcas.

/Gazeta Sinjali Sporti/