Presidenti i Interit, Steven Zhang pranon se do të dëshironte të takohej me rivalët e qytetit Milan në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
‘Nerazzurrët’ janë kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve për herë të parë në 12 vjet, duke mundur Porton me rezultat të përgjithshëm 1-0 në raundin e 16-të.
“Ne duam të luftojmë deri në fund në çdo garë që luajmë. Të luash deri në fund do të thotë të sjellësh më shumë trofe”, tha presidenti i Interit Zhang pas barazimit 0-0 të së martës në Estadio do Dragao. Të rinjtë e Simone Inzaghit e kishin fituar ndeshjen e parë në Milano 1-0 falë golit të Romelu Lukakut.
“Është emocionuese, pas shtatë vitesh në këtë klub, do të thotë se ne po shkojmë në rrugën e duhur, brenda dhe jashtë fushës dhe të gjithë po bëjnë maksimumin”.
Tifozët e të dyja palëve milaneze po diskutojnë nëse do të dëshironin të kishin një derbi della Madonnina në raundin tjetër dhe Zhang shpreson që Interi të çiftëzohet së bashku me Milanin në shortin e së premtes.
“Çdo ekip në çerekfinale është i fortë, por duke parë shtatë vitet e fundit, derbi i Milanos ka qenë më pasionant, kështu që po, do të doja ta kisha këtë”, pranoi ai.
Interi ka fituar dy derbi këtë sezon, duke përfshirë Superkupën në Riad janarin e kaluar.
Megjithatë, Nerazzurrët u eliminuan dy herët e fundit kur u takuan me rivalët e tyre të qytetit në Champions League. Së pari në gjysmëfinalen 2002-03 dhe më pas në çerekfinale dy vjet më vonë.
Zhang u bë presidenti i parë i huaj që fitoi titullin e Serie A në 2020-2021 kur Nerazzurri ngriti trofeun e Scudettos me Antonio Conte në krye.