image Premtohen para edhe për shoqëruesit e 6 të lënduarve nga shpërthimi në Ferizaj që do të dërgohen në Turqi

Sociale

Premtohen para edhe për shoqëruesit e 6 të lënduarve nga shpërthimi në Ferizaj që do të dërgohen në Turqi

news image

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu për Gazetën Sinjali ka njoftuar sot se gjashtë personat të cilët kanë marrë lëndime gjatë shpërthimit të djeshëm në këtë qytet, do të dërgohen për trajtim në Turqi, shkruan Gazeta Sinjali.

Aliu bëri të ditur se Këshilli Profesional i Mjekëve ka vendosur që ata duhet të dërgohen urgjentisht jashtë vendit për t’u trajtuar dhe udhëtimi i tyre do të bëhet pas plotësimit të dokumentacionit të nevojshëm.

Ndërsa këngëtari dhe humanisti i njohur, i cili vjen nga kjo komunë, Labinot Tahiri, ka premtuar se nga fondacioni i tij humanitar do të ndahen për secilin familjar nga një shumë në vlerë prej 1000 eurosh për shpenzime gjatë qëndrimit në Turqi.

“Për personat që janë nisur për shërim në Turqi, nga rasti që ndodhi në Ferizaj. Ne si Fondacion, i ndajmë nga 1000€ për nevoja të familjarëve të cilat ju duhen për ndonjë shpenzim gjatë shoqerimit në Turqi. Pra nëse kanë udhëtuar: Genci dhe 6 të tjerë, ne i transferojmē 7000€”, shkroi Tahiri në Facebook

Po ashtu, Aliu njoftoi se njëri ndër qytetarët e shumtë që kanë shprehur vullnetin dhe solidarizimin me të lënduarit nga shpërthimi i djeshëm në këtë komunë, është edhe humanisti nga shoqata “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati.

“E gjithë Kosova dhe qytetarët anekënd trojeve etnike, u solidarizuan dje e sot me shpërthimin që shkaktoi dhjetëra të lënduar në Ferizaj. I gatshëm për të dhënë ndihmën e tij, u ofrua menjëherë edhe humanisti shembullor, Halil Kastrati. Sot, prita në zyrën time humanistin Halil Kastrati bashkë me anëtarët e tjerë të shoqatës “Jetimat e Ballkanit” për t’i falënderuar për solidaritetin dhe gatishmërinë që në momentin e parë, për të ndihmuar për rastin e shpërthimit të djeshëm”, shkroi Aliu në Facebook./Gazeta Sinjali/