Pas konfirmimit të disa rasteve të reja me koronavirus, te skuadrat e Premier Ligës është vendosur për rregulla të reja.
Everton përmes një njoftimi konfirmoi se sipas vendimit të qeverisë rajoni i tyre duhet të bëjë përsëri ndalimin e tifozëve në stadium, shkruan Sinjali Sportiv.
Kështu që ndeshja e të premtes që pritet të zhvillohet në mes Evertonit dhe West Hamit, do të zhvillohet pa praninë e tifozëve.
Së fundmi, raste me koronavirus janë konfirmuar te Manchester City, Fulhami dhe disa klube të tjera për të cilat ende nuk është bërë e ditur.