Sot rikthehet në program Premier League pas pushimit dhe ndeshjeve të kupës, shkruan Sinjali Sport.
Elita e futbollit anglez sot fillon xhiron e 24-të me tre ndeshje interesante.
Manchester United është ekipi i vetëm nga top 6-shja e madhe që luan sot, ku do jetë mysafir i Burnleyt.
Djajtë e Kuq i shkojnë Burnleyt pas një eliminimi nga Middlesbrough në FA Cup, ku tash synim ka të renditet në top katër, për një pozitë që çon në Ligën e Kampionëve.
Skuadra e Rangnick momentalisht gjendet në vendin e katërt me 38 pikë të grumbulluara.
Në anën tjetër Burnley ka vetëm 13 pikë në pozitën e 20-të, por që ka tre lojë më pak se skuadrat tjera.
Takim interesant pritet të jetë mes Newcastlet dhe Evertonit.
Dy skuadrat më të përfolura në afatin kalimtar të janari në ishull, ishin edhe më të përforcuarat.
Me Newcastle që bleu katër futbollistë të rinj, kurse Evertoni që emëroi trajner të ri, Frank Lampard si dhe huazoi dy mesfushorët, Dele Alli dhe Donny van de Beek.
Ndeshja tjetër zhvillohet në Londër, ku përballen dy skuadrat londineze West Ham – Watford. /Gazeta Sinjali Sporti/