image Prej nesër deri në fund të janarit shkolla "Dardania" në Prishtinë vazhdon me mësim online

Arsim

Prej nesër deri në fund të janarit shkolla “Dardania” në Prishtinë vazhdon me mësim online

news image

Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët “Dardania” në Prishtinë prej nesër vazhdon me mësim online si pasojë e numrit të madh të nxënësve dhe mësimdhënësve të infektuar me COVID-19.

Kjo shkollë në njoftimin e saj e ka publikuar edhe orarin e mësimit për secilën klasë, shkruan Gazeta Sinjali.

Mësimi online do të mbahet deri më 31 janar.

Orari i mësimit online:

Klasët VI – IXOra I: 09:00- 09:30Ora II: 09:35-10:05Ora III: 10:10-10:40Ora IV: 10:50-11:20Ora V: 11:25- 11:55Ora VI: 12:00- 12:30

Klasët I – V Ora I: 13:00-13:30Ora II: 13:35-14:05Ora III: 14-10-14:40Ora IV: 14:50-15:20Ora V: 15:25-15:55

/GazetaSinjali/