image ‘Preferoj fanellën e motrës tënde’ – Materazzi tregon për përplasjen e famshme me Zidanin

Futboll

Futboll/ ‘Preferoj fanellën e motrës tënde’ – Materazzi tregon për përplasjen e famshme me Zidanin

news image

Mbrojtësi italia, Marco Materazzi ka folur për ngjarjen e famshme me Zidane. Ky I fundit në finalen e Kupës së Botës në vitin 2006 e kishte goditur me kokë në gjoks.

Materazzi ka treguar se nuk e kishte pritur që të ndodhte kjo, transmeton Gazeta Sinjali.

Italiani këtë e tha në video live në Instagram me gazetarin, Nicolo De Devitiis.

“Fati im ka qenë se nuk e prisja që të ndodhte. Nëse do të kisha qenë gati, do të kishim përfunduar të dy në dhomat e zhveshjes”, u shprehë fillimisht Materazzi.

 “Patëm një kontakt në zonë. Ai shkoi afër golit në pjesën e parë dhe Rino më tha ta mbuloja. Pas kontaktit të parë, kërkova falje, ai reagoi keq”.

“Në përplasjen e tretë, kam shpërthyer. Ai më tha ‘fanellën ta jap pastaj’, unë iu përgjigja se preferoja atë të së motrës”, tha mbrojtësi Italian. /Gazeta Sinjali/