image Politikani serb: Radoiçiqi sikurse Arkani në vitet 90-ta

Rajon

Politikani serb: Radoiçiqi sikurse Arkani në vitet 90-ta

news image

Fillimisht, para disa ditësh, Aleksandar Vuçiq foli për atë se si do të shpërthejë konflikti dhe përndjekja e serbëve në veri të Kosovës dhe tani ai mesa duket e dërgoi njeriun e tij të operacioneve speciale për të përshpejtuar procesin, shprehet kryetari i Lëvizjes Popullore për Liri, Miroslav Paroviq.

Paroviq për mediet serbe duke komentuar video-mesazhin e nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq thotë se kjo është logjikë e viteve të 90-ta.

Kjo logjikë e viteve 90-ta në të cilën ‘heronjtë’ të ndryshëm si Zheljko Razhnatoviq – Arkan bënin deklarata të forta për mbrojtjen e serbëve, të tillët kur na kanë mbrojtur aty më nuk kemi ekzistuar”, thotë Paroviq.

Ai shton se këto mesazhe propaganduese e përforcojnë Vuçiqin dhe organizatën e tij kriminale, shkruan danas.

“I bëj thirrje Vuçiqit që të mos i bëjë ato klipe për rrjetet sociale dhe si masë të propagandës, do të dëmtonte interesat serbe. Në këtë mënyrë, duke shfaqur publikisht njerëzit me biografi të dyshimta dhe duke i promovuar ata si heronj kombëtarë do ta përforconte besimin e Vuçiqit, në parim, vetëm po mbron organizatën e tij mafioze dhe po dëshmon se ai është i gatshëm t’iu nënshtrohet atyre”, shton ai.

Kreu i grupit kriminal serb, përmes një video mesazhi është paraqitur me tone kërcënuese ndaj serbëve të Kosovës. Radoiçiq që është i sanksionuar nga Thesari amerikan, pretendon se këtë video e ka incizuar në vendin tonë teksa shihet duke kërcënuar qytetarët për t’iu bindur grupeve kriminale.

I kërkuari nga autoritetet e sigurisë së Kosovës, duke parë se ka humbur mbështetjen nga serbët, është munduar që t’i shantazhojë ata, të cilët tashmë e kanë kuptuar se janë shfrytëzuar si instrument politik nga Beogradi.

Kujtojmë se Radoiçiq, përveç që është në kërkim nga Policia e Kosovës, së bashku me Zvonko Veselinoviqin, janë në listën e zezë të SHBA-së si grup i organizuar në veri të vendit.

/GazetaSinjali/