image Policia u gjen drogë në veturë, arrestohen tre persona në Ferizaj

Policia u gjen drogë në veturë, arrestohen tre persona në Ferizaj

news image

Në fshatin Talinoc i Muhaxherëve në Ferizaj janë arrestuar tre persona të dyshuar për posedim të narkotikëve.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Policisë në Ferizaj kanë bërë të ditur se gjatë kontrollit të veturës me targa të huaja në të cilën ishin të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës narkotike me peshë 12.58 gram dhe një brisk.

Gjithashtu është bërë e ditur se të dyshuarit janë intervistuar nga policia në lidhje me këtë rast.

/Gazeta Sinjali/