image Policia tregon se sa persona pësuan nga zjarri që përfshiu banesën në "Ulpianë"

Kosovë

Detajet/ Policia tregon se sa persona pësuan nga zjarri që përfshiu banesën në “Ulpianë”

news image

Një person është lënduar, ndërsa pesë të tjerë kanë kërkuar ndihmë mjekësore nga zjarri që shpërtheu në një banesë në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë sot rreth orës 09:30.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, ka thënë për Gazetën Sinjali se personi i lënduar është dërguar në QKUK për trajtim të mëtejmë.

“Sot rreth orës 09:30, policia ka marrë informatën se ka shpërthyer një zjarr në një banesë në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Deri tani gjashtë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, një nga ta është dërguar në QKUK- Prishtinë, për trajtim mjekësor, ndërkohë që 5 te tjerët tretmanin e kanë marrë në vend ngjarje (probleme me frymëmarrje nga tymi)”, ka thënë Ahmeti.

Sipas Policisë, zjarri tashmë është lokalizuar dhe Policia bashkë me institucionet përkatëse po punojnë për t’i sqaruar të gjitha rrethanat të cilan kanë çuar në shpërthimin e këtij zjarri. /Gazeta Sinjali/