image Policia sqarohet lidhur me veturën e vendosur në sheshin e Prishtinës

Siguri

Policia sqarohet lidhur me veturën e vendosur në sheshin e Prishtinës

news image

Policia e Kosovës ka bërë sqarim publik lidhur me veturën e vendosur në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas tyre nuk ka arsye për shqetësim, pasi vetura ka leje nga organet kompetente për të qëndruar në atë vend.

Daut Hoxha për Gazetën Sinjali ka thënë se vetura është vendosur për shënimin e Ditës Botërore për Përkujtimin e Viktimave në Trafikun Rrugor.

“Vetura e vendosur në shesh ka marr pëlqimin/lejen nga kompetentet dhe do të jetë pjese e aktivitetit për shënimin e Ditës Botërore për Përkujtimin e Viktimave në Trafikun Rrugor. Nuk ka asnjë arsye për shqetësim sepse Policia e Kosovës po kryen detyrat e saj të vazhdueshme në funksion të garantimit të rendit dhe sigurisë se përgjithshme në vend për të ofruar një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë”, ka thënë Hoxha. /Gazeta Sinjali/