image Policia shkel rregullat e trafikut, vetura e tyre lëviz me derë të hapur në Gjakovë (Video)

Siguri

Policia shkel rregullat e trafikut, vetura e tyre lëviz me derë të hapur në Gjakovë (Video)

news image

Automjeti i Policisë së Kosovës është parë sot në Gjakovë duke lëvizur me derë të hapur.

Një sinjalizues ka dërguar një video në adresën e Gazetës Sinjali, në të cilën shihet një automjet i Policisë së Kosovës duke lëvizur me derë të hapur.

Sinjalizuesi bëri të ditur se brenda në automjet ishin rreth 6 policë. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 13:30 në rrugën transit “Tirana” në Gjakovë.

Veprimi i tillë nga qytetarët është kundërligjshëm, pasi është rrezik i trafikut dhe një qytetar i thjesht mund të ishte gjobitur për një veprim të tillë.

Më poshtë shihni videon e dërguar nga sinjalizuesi. /Gazeta Sinjali/