image Policia në Prishtinë ndërpret një aheng familjar, shqipton 86 masa administrative
[wp-story id="814678"]

Siguri

Policia në Prishtinë ndërpret një aheng familjar, shqipton 86 masa administrative

news image

Policia e Kosovës respektivisht Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, si pjesë integrale e mekanizmave kyç në implementimin e strategjisë së Qeverisë së Republikës së Kosovës për parandalimin dhe luftimin e përhapjes së pandemisë COVID-19, tregon për një veprim që ka ndërmarrë sonte, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia dhe inspektorët sot rreth orës 16:00, kanë ndërprerë një aheng familjar dhe kanë shqiptuar 86 masa administrative ndaj personave që nuk kanë respektuar ligjin për parandalimin dhe luftimin e përhapjes së pandemisë COVID-19

Gjithashtu Policia thotë se ka shqiptuar 2 fletëparaqitje nga Inspektorët e AUV-it.

E kuptojmë që është e domosdoshme lidhja njerëzore me njëri-tjetrin, por tani për tani duhet të respektojmë rekomandimet e kufizimet e vendosura pasi që ruajtja e shëndetit publik është prioritetet për të gjithë ne”, thuhet në reagim. /Gazeta Sinjali/