image Policia në kërkim të dy personave të dyshuar për vrasjen e rëndë të 17-vjeçarit - Sinjali

Siguri/ Policia në kërkim të dy personave të dyshuar për vrasjen e rëndë të 17-vjeçarit

news image

Lekë Bulliqi ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, pasi një ditë më parë u qëllua me armë zjarri në rrugën ‘Hys Popova’ në Prishtinë. Lidhur me rastin policia ka identifikuar dy persona të dyshuar dhe është në kërkim të tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Bëhet e ditur se Lekë Bulliqi ka qenë tifoz i ‘Plisave’, të cilët me anë të një njoftimi për vdekjen e të riut kanë bërë thirrje që rasti të zbardhet sa më shpejt.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali edhe Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 10:00 jemi njoftuar nga QKUK, se ka ndërruar jetë L.B , 17 vjeç,  personi i plagosur dje në Prishtinë”, konfirmoi Ahmeti.

Trupi i pajeëe i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësise Ligjore.

“Lidhur me këtë rast i cili është cilësuar si vrasje e rëndë, policia ka identifikuar dy persona të dyshuar dhe është në kërkim të tyre”, përfundoi Ahmeti.

Ende nuk dihen motivet e vrasjes. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin