image Policia ndalon dy të rinj me veturë në Istog, u gjen substanca narkotike dhe boks hekuri

Siguri

Policia ndalon dy të rinj me veturë në Istog, u gjen substanca narkotike dhe boks hekuri

news image

Varësia nga droga në Kosovë sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike. Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në Istog, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se gjatë patrullimit të Policisë, është ndalur një veturë nën dyshimet për gjësende të kundërligjshme. Me rastin e kontrollit, të dy persona të moshave të reja, zyrtarët policorë te njëri nga të dyshuarit kanë gjetur sasi të substancës narkotike, të llojit marihuanë dhe te tjetri boks të hekurit.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor, ku janë intervistuar për veprën me të cilën ngarkohen.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit iniciohet rasti ‘Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

/GazetaSinjali/