Mëngjesin e djeshëm, rreth orës 09:30, në vendpunimet e Xhamisë Qendrore në lagjen “Dardania” në Prishtinë, u raportua gjetja e një mjeti shpërthyes, shkruan Gazeta Sinjali.
Në raportin e sotëm 24-orësh, policia njofton se ky mjet shpërthyes, i cili u tërhoq nga njësia për deminim e Forcave të Sigurisë së Kosovës, i takon Luftës së Dytë Botërore.
Andaj, prokurori ka vendosur që të mos hapet rast.
“Punëtorët të cilët ishin duke kryer punimet kanë hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësia për deminim i FSK-së ka bërë tërheqjen e mjetit të llojit M45, e cila ishte e luftës së dytë botërore. Pasi që mjeti ishte mbetje e Luftës së Dytë Botërore, me vendim të prokurorit, nuk është hapur rast”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Sinjali/