image Gjendet një mjet shpërthyes pranë vendit ku kanë filluar punimet për ndërtimin e xhamisë së re

Siguri

Gjendet një mjet shpërthyes pranë vendit ku kanë filluar punimet për ndërtimin e xhamisë së re

news image

Një mjet shpërthyes është gjetur pranë vendit ku kanë filluar ndërtimet për xhaminë e re në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në Prishtinë.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka bërë të ditur zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 09:30 kemi pranuar informatën për një mjet të dyshimtë shpërthyes në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti tha se ky mjet ka mbetur para shumë kohësh.

“Dyshohet se është mjet i mbetur para shumë kohësh në atë zonë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore të cilat po merren me rastin”, shtoi Ahmeti./ Gazeta Sinjali/