image Policia jep detaje rreth përleshjes me thikë në Prishtinë

Siguri

Policia jep detaje rreth përleshjes me thikë në Prishtinë

news image

Një person është therur me një mjet të mprehtë mbrëmjen e kaluar në rrugën “Zenel Salihu” në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Raporti policor thotë se: “viktima ka raportuar se pas një mosmarrëveshje me të dyshuarin, nga i njëjti është sulmuar me mjet të mprehtë, duke e goditur në dorë”.

Viktima ka marrë tretman mjekësor në QKUK-së dhe pas tretmanit është liruar ndërsa i dyshuari ngarkohet me veprën penale “Lëndim i rëndë trupor dhe armëmbajtje pa leje”.

Sipas Policisë, rasti mbetet nën hetime nga njësitë relevante.

/GazetaSinjali/