image Përleshje mes tifozëve të Argjentinës dhe Algjerisë para ndeshjes së Botërorit

Futboll

Përleshje mes tifozëve të Argjentinës dhe Algjerisë para ndeshjes së Botërorit

news image

Përballja mes Argjentinës dhe Algjerisë do të shënojë nisjen e garave në Grupin J të Kupës së Botës, me sfidën që është planifikuar të zhvillohet në orën 03:00 të mëngjesit të së mërkurës. Më pas, në kuadër të të njëjtit grup, do të luhet edhe takimi mes Austrisë dhe Jordanisë.

Megjithatë, para se topi të nisë të rrotullohet në fushë, vëmendjen e ka marrë një incident mes tifozëve të dy përfaqësueseve. Mbështetës të Argjentinës dhe Algjerisë janë përfshirë në një përleshje në Times Square në New York, duke shkaktuar tension dhe rrëmujë në zonë. Sipas raportimeve, në ngjarje janë përfshirë edhe gra dhe fëmijë.

Takimi ndaj Algjerisë do të ketë një domethënie të veçantë për Lionel Messin, pasi pritet të jetë ndeshja e tij e 200-të me fanellën e kombëtares argjentinase.

Gjatë karrierës së tij, Messi ka fituar pothuajse çdo trofe të rëndësishëm, ndërsa në Botërorin e Katarit katër vite më parë udhëhoqi Argjentinën drejt triumfit dhe fitimit të titullit kampion të botës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/