image Ekskluzive: Ky është mërgimtari që e rrahu baxhanakun e tij - bie në prangat e Policisë

Ekskluzive

Ekskluzive: Ky është mërgimtari që e rrahu baxhanakun e tij – bie në prangat e Policisë

news image

Konfliktet në familjet kosovare shumë herë eskalojnë në kanosje serioze e përleshje, për çka nevojitet ndërhyrja e Policisë. Për një përleshje të tillë Gazeta Sinjali raportoi edhe gjatë të mërkurës ku sipas burimeve të Sinjalit dy baxhanakët e njërës nga familjet e fshatit Hoçë të Qytetit të Prizrenit, pas një mosmarrëveshje mes vete, u përleshën fizikisht.

I dyshuari Egzon Xhahaj e goditi baxhanakun e tij me një mjet të fortë në kokë, duke i shkaktuar lëndime trupore si pasojë e të cilave viktima përfundoi në spital.

Siç merr vesh Sinjali nga burimet e veta, i dyshuari ka rënë në duart e Policisë gjatë ditës së djeshme. Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh, teksa kundër të njëjtit është dërguar kallëzimi penal në Prokurorinë Themelore në Prizren.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/