image Përleshje me thika në Prishtinë, dërgohet një person në spital - Sinjali

Përleshje me thika në Prishtinë, dërgohet një person në spital

news image

Një person dyshohet se është therur me një mjet të mprehtë nga disa qytetarët në mbrëmjen e sotme në rrugën “Zenel Salihu” në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, deklaroi Borovci për Sinjalin.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin