Albion Dugolli dhe Gentrit Dugolli, janë dy të rinjtë që dyshohen për përfshirje në përleshjen e dhunshme që ndodhi mbrëmjen e së enjtes në fshatin Shalë të Lipjanit.
Sipas informacioneve të siguruara nga burime të afërta me hetimin, ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje mes disa personave, e cila më pas ka eskaluar në përleshje fizike.
Si pasojë e incidentit, katër persona kanë raportuar lëndime, ndërsa njëri prej tyre, L. Sh, dyshohet se është goditur me mjet të mprehtë, që besohet të ketë qenë thikë.
Pas raportimit të rastit, Policia ka identifikuar dhe siguruar prezencën e dy të dyshuarve, Albion Dugolli dhe Gentrit Dugolli, ndërsa tre persona të tjerë që dyshohet se kanë qenë pjesë e përleshjes ende nuk janë identifikuar.
Burimet bëjnë të ditur se arma e dyshuar e përdorur në rast nuk është gjetur ende.
Me urdhër të Prokurorit kujdestar, dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet po vazhdojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Rasti është iniciuar si “Lëndim i rëndë trupor”.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!