image Raportimi i Sinjalit/ Policia jep detaje për sulmin e Feros ndaj producentit në Prishtinë - Sinjali

Raportimi i Sinjalit/ Policia jep detaje për sulmin e Feros ndaj producentit në Prishtinë

news image

Gazeta Sinjali ka raportuar sot ekskluzivisht për përleshjen mes reperit Fero dhe producentit Jetmir Agaj. Sipas burimeve në Polici, Feronit Shabani i njohur si Fero, bashkë me truprojën e tij, Bujar Ibishi, dyshohet se e kanë sulmuar producentin dhe menaxherin, Jetmir Agaj, në studion e tij në Dragodan të Prishtinës.

Ndërsa, siç mëson Sinjali, një orë më parë Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka arrestuar Feron dhe truprojën e tij, Bujar Ibishi.

Për këtë rast ka dhënë detaje edhe Policia e Kosovës.

Në një prononcim për Gazetën Sinjali, zëdhënësi i rajonit të Prishtinës, Agron Borovci, ka thënë se informata për përleshjen është pranuar rreth orës 15:30.

“Informata është pranuar rreth orës 15:30,  për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën “Nebih Gashi” në Prishtinë. Nga të dhënat fillestare ëshëtë​ ngritur dyshimi se dy të dyshuar, ku njëri nga ta dyshohet të ketë pasur dhe një armë, kanë sulmuar viktimën dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes“, ka thënë ai.

Gjithashtu, Borovci ka thënë që të dyshuarit janë në stacionin policor dhe se do të merren veprime në koordinim me prokurorin e shtetit.

Ndërkohë që të dyshuarit janë identifikuar nga ana e policisë menjëherë ka nisur një hetim preliminar lidhur me rrethanat që kanë karakterizuar ngjarjen. Së kendejmi rreth orës 20:30, të dyshuarit janë paraqitur në stacionin policor dhe policia po vijon me ndërmarrjen e veprimeve të mëtejme në koordinim me prokurorin e shtetit për të proceduar tutje“, kanë thënë ai për Sinjalin.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin