image “Mos u afro se t’vraj”/ Fero me truprojë sulmojnë producentin Jetmir Agaj në studion e tij - Sinjali

“Mos u afro se t’vraj”/ Fero me truprojë sulmojnë producentin Jetmir Agaj në studion e tij

news image

Reperi kosovar, Feronit Shabani- FERO bashkë me truprojën e tij dyshohet që kanë sulmuar sot në studion e tij producentin Jetmir Agaj.

Burime nga policia kanë deklaruar se në sulm është përdorur edhe një armë e zjarrit nga truproja e Feros, Bujar Ibishi.

Mësohet se pas konfrontimit mes Feros e Jetmir Agajt, truproja i Feros ia ka drejtuar armën nipit të Agajt duke i thënë “mos u afro se t’vraj“.

Sinjali mëson se Jetmir Agaj për momentin është duke u  intervistuar në polici në cilësinë e të dëmtuarit, ndërsa Fero dhe Bujar Ibishi janë shpallur në kërkim nga policia.

Kujtojmë që Agaj është producent i këngëtarëve të njohur si Azet, Albi e Bardhi.

Sinjali do t’iu mbajë të njoftuar për rastin.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin