image Fero shpallet në kërkim nga Policia, pas sulmit ndaj Jetmir Agajt - Sinjali

Fero shpallet në kërkim nga Policia, pas sulmit ndaj Jetmir Agajt

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një përleshje që ka ndodhur sot në Dragodan. Të përfshirë në këtë përleshje ishin reperi kosovar Feronit Shabani- Fero dhe truproja i tij.

Ata kanë sulmuar producentin e njohur, Jetmir Agaj, në studion e tij, në Dragodan.

E për këtë, Fero bashkë me truprojën e tij, Bujar Ibishi, janë shpallur në kërkim nga policia.

Sinjali mëson se Agaj për momentin është duke u  intervistuar në polici në cilësinë e të dëmtuarit.

Burime nga policia kanë deklaruar se në sulm është përdorur edhe një armë e zjarrit nga truproja e Feros, Bujar Ibishi.

Mësohet se pas konfrontimit mes Feros e Jetmir Agajt, truproja i Feros ia ka drejtuar armën nipit të Agajt duke i thënë “mos u afro se t’vraj“.

Kujtojmë që Agaj është producent i këngëtarëve të njohur si Azet, Albi e Bardhi.

Sinjali do t’iu mbajë të njoftuar për rastin.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: