image Policia jep detaje për grabitjen e armatosur në Prishtinë, tre të dyshuar

Siguri

Policia jep detaje për grabitjen e armatosur në Prishtinë, tre të dyshuar

news image

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një grabitje që ndodhi sonte në marketin “KAM”, në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Tre persona me armë zjarri dyshohen se kanë hyrë në market ku kanë terrorizuar punëtorët dhe konsumatorët dhe nga aty kanë marrë kasafortën me para.

Pasi që kanë marrë kasafortën, ata dyshohet se janë larguar në drejtim të Matiqanit.

Lajmin për Gazetën Sinjali e kanë konfirmuar nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë.

“Rreth orës 21:20 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një market në rrugën ‘Isa Kastrati’, në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para dyshohet që grabitja të jetë kryer nga tre persona. Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit”, thuhet në përgjigjen e tyre./GazetaSinjali/