image Grabitje e armatosur në marketin "KAM" në Matiqan, terrorizohen punëtorët

Siguri

Grabitje e armatosur në marketin “KAM” në Matiqan, terrorizohen punëtorët

news image

Një grabitje e armatosur ka ndodhur sonte rreth orës 21:15, në market “KAM”, rrugës për në Matiqan të Prishtinës, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se me armë zjarri, disa persona të maskuar kanë grabitur kasafortën e marketit dhe kanë ikur në drejtim të Matiqanit.

Punëtorët janë terrorizuar nga ky rast. Ndërkaq, detajet akoma nuk janë konfirmuar nga Policia e cila aktualisht është në vendin e ngjarjes.

Gazeta Sinjali do të ju mbajë të informuar për këtë rast./Gazeta Sinjali/