image Policia jep detaje për gjuajtjen me armë zjarri në Prishtinë, kapet një i dyshuar

Kosovë

Raporti 24 orësh/ Policia jep detaje për gjuajtjen me armë zjarri në Prishtinë, kapet një i dyshuar

news image

Mbrëmë në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë ka pasur të shtëna me armë zjarri. Nga plumbat e shkrepur nuk ka marrë lëndime trupore askush, raporton Gazeta Sinjali.

Dy persona kanë raportuar në polici se në drejtim të lokalit të tyre dikush ka gjuajtur me armë zjarri. Për këtë rast policia ka identifikuar dy persona të dyshuar, njëri nga ta është arrestuar, ndërsa tjetri ndodhet në arrati.

“Dy viktimat meshkuj kanë njoftuar se gjersa kanë qenë në lokalin e tyre dy të dyshuar meshkuj nga jashtë kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të lokalit. Nuk raportohet për të lënduar. Në vendngjarje janë gjetur dhe janë konfiskuar 8 gëzhoja, një predhë dhe një karikator me dy fishekë. Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.

/Gazeta Sinjali/