image Policia jep detaje për aksidentin në qendër të Prishtinës

Siguri

Policia jep detaje për aksidentin në qendër të Prishtinës

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në qendër të Prishtinës, përball obelisku New Born, shkruan Gazeta Sinjali.

Një sinjalizues e ka dërguar një video nga aksidenti në adresë të gazetës.

Sipas tij, një veturë ka kaluar në vijë të plotë dhe ka goditur veturën tjetër, e cila më pas ka goditur betonin.

Lajmin për Gazetën Sinjali e kanë konfirmuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë thënë se nga ky aksident të lënduar kanë mbetur dy persona.

“Sot rreth orës 13:00, në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident komunikacioni rrugor, ku kanë qenë të përfshira dy automjeteve në lëvizje”, thuhet në përgjigjen e PK-së.

Gjithashtu është bërë e ditur se dy të aksidentuarit janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut.

/Gazeta Sinjali/