image Policia i gjen drogë dhe shiringë të mbushur me vaj kanabisi një qytetari te "Rruga B"

Siguri

Policia i gjen drogë dhe shiringë të mbushur me vaj kanabisi një qytetari te “Rruga B”

news image

Mbrëmë rreth orës 20:00, Policia e Kosovës ka arrestuar një person te “Rruga B” në Prishtinë, të dyshuar për veprën penale “posedim i substancave narkotike”, raporton Gazeta Sinjali.

Nga burimet brenda Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Sinjali mëson se gjatë kontrollit te i dyshuari, policia ka gjetur dhe ka konfiskuar një sasi të substancave narkotike e llojit marihuanë dhe një shiringë të mbushur me vaj kanabisi.

I dyshuari është dërguar në stacion policor dhe pas intervisimit, me urdhër të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt./Gazeta Sinjali/