image Policia e konfirmon vdekjen e personit që ra nga ndërtesa në Prishtinë

Kosovë

Policia e konfirmon vdekjen e personit që ra nga ndërtesa në Prishtinë

news image

Një person i gjinisë mashkullore ka humbur jetën pas rënies nga një ndërtesë e lartë në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë rajonale në Prishtinë, Flora Ahmeti.

“Sot në ora 17:45 kemi pranuar informacion se një person ka rënë nga një ndërtesë në rrugën “Robert Doll” në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor, i cili në vendngjarje ka konstatuar  vdekjen e viktimës (mashkull). Për rastin janë njoftuar institucionet kompetente”, tha Ahmeti për Gazetën Sinjali.

Pamje nga vendi i ngjarjes, kliko KËTU.