image Dyshohet se një person ka rënë nga ndërtesa shumëkatëshe në Prishtinë

Kosovë

Foto/ Dyshohet se një person ka rënë nga ndërtesa shumëkatëshe në Prishtinë

news image

Nga një ndërtesë shumëkatëshe në lagjen Pejton të Prishtinës, dyshohet se ka rënë një person.

Mediat raportojnë se personi që ka rënë nga kjo lartësi ka ndërruar jetë.

Gazeta Sinjali ka tentuar të marrë një përgjigje zyrtare nga Policia dhe QKUK, por kanë thënë se nuk kanë informacion.

Në vendin e ngjarjes po qëndron ekipi mjekësor dhe policia.

Foto nga vendi i ngjarjes:

Gazeta Sinjali do të ju mbajë të informuar për këtë rast.