image Policia e konfirmon: Personi i vdekur në Vërmicë u gjet në vijën e kufirit, në vendin e ngjarjes edhe autoritetet nga Shqipëria

Siguri

Policia e konfirmon: Personi i vdekur në Vërmicë u gjet në vijën e kufirit, në vendin e ngjarjes edhe autoritetet nga Shqipëria

news image

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë se një person është gjetur pa shenja jete në Prizren.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, ku bëri të ditur se në vendin e ngjarjes janë të gjitha njësitet relevante duke përfshirë këtu edhe Prokurorinë e Shtetit, hetuesit e Institutit të Mjekësisë Ligjore, po ashtu edhe përfaqësues nga Policia e Republikës së Shqipërisë.

Është gjetur një trup i pajetë, dyshohet të jetë shtetas i huaj. Të gjitha njësitet relevante duke përfshirë këtu edhe Prokurorinë e Shtetit, hetuesit e Institutit të Mjekësisë Ligjore, po ashtu edhe përfaqësues nga Policia e Republikës së Shqipërisë, për shkak se rasti ka ndodhur në vijën e gjelbër të kufirit, pra edhe ata janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e trajtuar rastin”, deklaroi Gashi.

Sinjali mëson se trupi i pajetë dyshohet të jetë shtetas sirian, i gjinisë mashkullore.

Gashi gjithashtu deklaroi se njësitet relevante janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke marrë të gjitha veprimet konform zbatimit të ligjit.

/GazetaSinjali/