image Gjendet pa shenja jete një person në Prizren

Siguri

Gjendet pa shenja jete një person në Prizren

news image

Një person është gjetur pa shenja jete në Vërmicë të komunës së Prizrenit, mëson Gazeta Sinjali.

Nga burimet e Sinjalit dyshohet se është edhe një person i lënduar.

Sinjali ka kontaktuar me Policinë e Kosovës, derisa të njëjtit janë në pritje të konfirmimit të rastit nga njësitë përkatëse.

Sinjali do të ju mbajë të informuar lidhur me rastin.

Ndërkohë që Sinjali ka raportuar mbrëmë që pas mesnate në fshatin Vërmicë të komunës së Prizrenit, një shtetas i Sirisë është gjetur i lënduar keq.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se 16-vjeçari ka deklaruar se është sulmuar nga 4-5 persona dhe i njëjti është plagosur në këmbë më armë zjarri, teksa ka bërë të ditur se bashkë me të ishte edhe një tjetër person i cili ka mbetur i plagosur në gjoks.

Sipas tij, ashtu i plagosur ka ecur rreth tri orë nga vendi se ku ka ndodhur e gjithë ngjarja dhe si pasojë e kësaj nuk dihet saktë se ku ka ndodhur rasti, e po ashtu ende nuk janë identifikuar personat e dyshuar.

Si pasojë e lëndimeve të marra ai është dërguar në repartin e Ortopedisë në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku po vazhdon trajtimin e mëtutjeshëm mjekësor.

Ndërkohë Policia ka kontrolluar zonën, por nuk kanë gjetur asnjë shenjë apo personin tjetër, për të cilin 16-vjeçari pretendon se ka mbetur i plagosur.

/GazetaSinjali/